Report TV - Braktisin fëmijët, procedohen 4 familjarë

Report TV 2017-10-24

Views 1

Policia bën të ditur gjithashtu se në aeroportin e Rinasit janë ndaluar dhe më pas proceduar për veprën penale të ?Braktisjes së femijëve të mitur? 4 familjarë (dy burra e dy gra).

Sipas policisë ata kanë lënë fëmijët e tyre në vendet e BE me qëllim përfitimin e azilit politik, ndërsa vetë janë larguar, duke u kthyer në atdhe.

Shqetësim për këtë çështje ka ngritur edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, por kjo e fundit bën një gafë nga padija ose qëllimisht, kur thotë se braktisja e fëmijëve në rrugët e BE është masive.

Ndërsa policia ka të dokumentuar vetëm katër raste të rikthimit të familjarëve në Shqipëri pa fëmijët, të cilët i kanë lënë në vendet e BE me qëllim përfitimin e strehimit dhe më pas të azilit politik për anëtarët e tjerë të familjes.

Share This Video


Download

  
Report form