Ora News – Rama: S’ka tradhëti me ligjin e mbetjeve. Kontrolle radioaktive

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kulmin e debatit pas miratimit të ligjit të mbetjeve dhe pas akuzave ndaj qeverisë se ka miratuar një ligj për ?interesa mafioze?, kryeministri Rama ka sqaruar ndryshimet mes ligjit të ri të mbetjeve dhe atij të anuluar në 2013. Rama theksoi se do të importohet lëndë të para, që blihen në bursë njësoj si grupi dhe kafeja, dhe garantoi se do të kontrollohen rigorozisht në pikën doganore të Durrësit. Kryeministri gjatë një takimi të gjatë me përfaqësues të shoqatës së rickuluesve i cilësoi akuzat politike dhe keqdashëse.
Tirane- Kreu i qeverisë, Edi Rama, është angazhuar personalisht për të sqaruar opinion publik, për debatin dhe kundërshtitë e krijuara pas miratimit të ligjit ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve?. Për gati dy orë me përfaqësues se ricikluesve në kryeministri, Rama argumentoi se ky ligj është tërësisht i ndryshëm nga ai që anulloi në 2013, sapo erdhi në pushtet, duke garantuar se mbetjet do të importohen për nje periudhë tranzitore vetëm nëpërmjet doganës së Durrësit. Kryeministri Rama kërkoi të nënvizonte se nuk kemi të bëjnë as me tradhëti, apo hile ndaj atyre që kundërshtuan deri në anulim të ligjjit në vitin 2013.

Edi Rama: ?Ligji që kemi miratuar nuk është ligji i anuluar në vitin 2013. Ai ligj së pari krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje të mbeturinave të pariciklueshme, së dyti lejonte licencimin e çdo lloj subjekti kërkues pë import mbetjesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-doganat-instrumente-per-kontrolle-radioaktive/

Share This Video


Download

  
Report form