Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u takua me kultivuesit e duhanit në Cërrik me të cilët diskutoi mbi kultivimin e varieteteve të reja, heqjen e monopolit të grumbullimit dhe zhvillimin e industrisë përpunuese në vend.
Teksa pa nga afër kultivimin e një lloji të veçantë duhani që vlerësohet shumë cilësorë, të mbjellë në një sipërfaqe prej 10 ha, Panariti tha se synohet që për herë të parë pas 25 vitesh, i gjithë cikli i përpunimit të kësaj kulture, të realizohet në Shqipëri.
Ministri Panariti: ?Ju nuk e imagjinoni dot cfarë vlere ka ky varietet, ?Virginia Bright?. Nuk bëhet fjalë më për 10 ha por i hap rrugën për kultivimin e të gjithë zonës. Do të realizohet në mënyrë të plotë përpunimi i tij brenda vendit?
Investitori Faik Dizdari, i cili ka të punësuar rreth 50 fermerë thotë se eksperiencën e sukseshme të kultivimit të duhanit, do ta shtrijë në të gjithë zonën e Cërrikut. Dizdari pohoi se zona e njohur për kultivimin e duhanit tashmë do të konkurojë me duhan cilësor edhe në tregjet ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kultivimi-i-duhanit-synohet-tregu-nderkombetar/