BE: Zbatoni reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miratimi i reformës ne drejtësi konsiderohet nga Brukseli si guri i themelit ne rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por integrimi do te varet nga zbatimi i saj. Ky është nje moment i veçante per vendin dhe kete e tregoi edhe pjesëmarrja e kryeministrit Rama ne takimin e VIII te Këshillit te të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Ne përfundim te tij, Rama i u shfaq ne krah te dy zyrtareve te larte te unionit, zv/presidentes se BE, Federica Mogherini dhe komisionerit per Zgjerimin Johannes Hahn ne nje konference te përbashkët per shtyp. Ata premtuan mbështetje per vendin per te vijuar me progresin e arritur.Federica Mogherini: Partitë politike kanë përgjegjësi për të zbatuar reformën ne drejtësi. Ne do mbështesim Shqipërinë në këtë proces. Deklarata e Këshillit thekson se reforma është kyç ne rrugën e anëtarësimit te Shqipërisë. Nuk e parashikoj dot vendimin e Komisionit Europian ne progres-raport, por reforma është tregues i qarte. Tani palët duhet te përmbushin ato qe presin njerëzit. Johannes Hahn: Është e rëndësishme te kuptohet se reforma ne drejtësi eshte arritje e rëndësishme dhe hap i pare, por tani duhet zbatimi i saj. Politika duhet te përdorë kete moment per te vazhduar me hapa te tjerë, pasi qytetaret presin përmirësim te jetesës. Ne duhet te kemi garanci qe reforma te mos jete vetëm ne leter, por te behet realitet. Kështu do te tërhiqni investitorë dhe do te keni zhvillim ekonomik.Kryeministri Rama shprehu angazhimin e qeverise per realizimin e prioriteteve kyçe për anëtarësimin.Edi Rama: Miratimi i amendamenteve kushtetuese dhe reformës ne drejtësi eshte hap i rëndësishëm per te ecur përpara dhe per te marre rekomandimin per hapjen e negociatave. Miratimi i ligjit të vetingut është një hap per zbatimin e saj. Reforma ne drejtësi është baze e forte qe do te vendose themelet per hapjen e dy kapitujve dhe qe do te kete efekt edhe ne luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne do te vazhdojmë me axhenden e reformave ne frymën e bashkëpunimit. Rekomandimi nuk është stacioni i fundit, por nje sinjal i forte se vendi duhet te vazhdoje ne rrugën e nisur dhe ne e dime se çdo hap ka kushte, qe duhen zbatuar.Mogerini dhe Hahn vlerësuan arritjet e Shqipërisë, por u ndalen edhe tek lufta kundër korrupsionit.Federica Mogherini: Lufta kundër korrupsionit, krimit te organizuar dhe drogës jane çështje shqetësuese jo vetem per vendin tuaj. Shqipëria ka treguar vendosmëri dhe ne po bashkëpunojmë qe situata te përmirësohet. Ne po shohim trendin dhe ju jeni ne drejtimin e duhur.Johannes Hahn: Lufta kundër korrupsionit është e rendesishme dhe reforma ne drejtësi është decizive dhe baze per te, por ne presim veprime, hetime, gjykime dhe dënime. Kemi pare disa gjyqe dhe vendime, por jane vetëm peshq te vegjël dhe te mesëm, kur ka edhe peshq te medhenj rrotull. Kjo do te ishte arritja e pare ne kete sektor.I pyetur per reformën zgjedhore dhe dekriminalizimin,...

Share This Video


Download

  
Report form