http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afro 24-orë pas vrasjes se zyrtarit të OSHEE-së Saimir Jaku, policia ka gjetur automjetin e djegur me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autoret e atentatit mafioz. Sipas uniformave blu, mjeti tip Benz u gjet i djegur në fshatin Vinjollë të Kurbinit, zonë e thellë malore. Fillimisht, autoret e ngjarjes qe dyshohen te jene me shume se dy, u detyruan ta braktisin mjetin dhe më pas t?i vënë flaken, duke fshire ne këtë mënyrë edhe provat materiale qe mund te zbuloheshin nga Policia Shkencore. Pavarësisht se operacioni vijon që prej ditës së djeshme, nuk ka ende asnjë gjurmë te vrasësve, të cilët dyshohen se mund te kenë vepruar me pagese. Në lidhje me ngjarjen u shoqëruan në komisariat 20 persona, që mund të kenë dijeni rreth vrasjes së 33- vjeçarit Saimir Jaku. Grupi hetimor po merr në pyetje edhe familjaret e viktimës për të mësuar nëse ky i fundit ka pasur konflikte apo jo. Saimir Jaku u ekzekutua me breshëri plumbash në mënyre mafioze në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, vetëm pak metra larg komisariatit të policisë. Për Prokurorinë e Lezhës, nuk përjashtohet pista e hetimit që lidhet me konfliktet për shkak të detyrës, ndërsa po verifikohet edhe periudha kur Saimir Jaku ka qenë emigrant në Itali, ku edhe mund të hidhet më shumë dritë për ngjarjen e rëndë.