Shkolla e Baletit në Tiranë ka tashmë mjedise të rikonstruktuara me kushte moderne.
Në ceremoninë e përurimit të mjediseve të reja mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe pedagogë e nxënës që kanë frekuentuar shkollën ndër vite, të cilët me punën e tyre kanë ngritur lart emrin e shkollës shqiptare të baletit.
Veliaj deklaroi se rikonstrukturimi i Shkollës së Baletit është një tjetër premtim i mbajtur ku brenda dy viteve ka përfunduar rikonstruksioni i Shkollës së Liceut Artistik dhe i Shkollës së Baletit, që janë fidanishte për artistët e rinj.