Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të shtunë në seli krerët e 68 degëve të kësaj partie.
Në mbledhje mësohet se u diskutua për analizën në seksione që do të realizohet në 8 javë.
Anëtarët e PD do të mbledhin ide dhe propozime për ndryshimet statutore.
Po ashtu mësohet se degët do të përgatiten për ristrukturim të bazave.
Dy ditë më parë Basha mblodhi kryesinë e PD, e cila u shoqërua me debate dhe tensione.
Në mbledhjen e dy ditëve më parë u bë analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit si dhe situata brenda vetë kësaj force politike