Aktori Gentian Hazizi ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan nga ku përveç gatimit rrëfeu edhe se si ishte njohur me bashkëshorten e tij Eltonën.
Hazizi tha se kunata e tij Ambeta Toromani i kishte dhënë numrin e së motrës për të marrë një valixhe dhe pas takimit me të kishte shtyrë nisjen në Itali dhe kishte vijuar takimet me Eltonën dhe sot janë prindër të tre fëmijëv.
?Kunata ime Ambeta Toromani më thotë që kam harruar një valixhe që t?ia merrja dhe më jep numrin e motrës. Folëm në telefon dhe u takuam. Unë shtyva nisjen time në Itali dhe e takova disa herë dhe folëm gjatë.
Eltona është shumë e kënaqur për këtë historinë tonë sa më ka dhënë 3 fëmijë. Më 14 shkurt nuk i çova lule, por i mbolla një pemë tek lulishtja lagjes, një bli dhe i thash nuk të sjell më lule se vyshken?, tha Hazizi.