anë sekuestruar 37 kilogramë lëndë narkotike në Durrës në makinë tip OPEL, 1 430 euro dhe 5 aparate celulare, në pranga të policisë tre trafikantët.
Në pranga të policisë Gentian Kanberi, banues në Fushë- Krujë, Shkelzen Mirdita, banues në Fushë- Krujë dhe Flamur Hajdini banues në Kosovë.
Deklarata e Policisë së Durrësit për aksionin policor:
Durrës
Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar?Servisi?.
Sekuestrohen 37 kg e 350 gr lëndë narkotike Marjuanë, një automjet, vlera monetare dhe aparate celularë.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar" Servisi".
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
? Gentian Kanberi 34 vjeç , banues në Fushë- Krujë;
? Shkelzen Mirdita 32 vjeç, banues në Fushë- Krujë;
? Flamur Hajdini 27 vjeç, banues në Kosovë.