Teatri "Migjeni" ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë një nga komeditë më të njohura të Molierit "TARTUFI". Në këtë komedi me regji të Kushtrim Bekteshit e kostumet e Samka Ferrit rolin e Tartufit do ta luajë Besfort Berberi. Regjisori Bekteshi flet për konceptim e komedisë.
?Sigurisht i jam përmbajtur tekstit të autorit me ca adaptime të vogla dhe fundi është adaptuar, edhe pse është komedi une e ka trajtuar si tragjikomedi?, thotë Kushtrim Bekteshi.
Aktorët e teatrit të Shkodrës, si Pjerin Vlashi, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Jozef Shiroka dhe Merita Smaja, që luan zonjën Penelë janë përpjekur t?u japin profile origjinale personazheve.
?Në fakt rrethanat ku ne jetojmë sot nuk janë të thjeshta e dinë shumë mirë, ?tartufëria? është përhapur në një masë të tillë sa ky tekst i ?Tartufit? i sjellë në mënyrën e kushtrimit, i bën shumë punë kombit tonë në momentin që po kalon?, shprehet aktorja Merita Smaja.