Drama e munguar shqipe është një çështje që prej vitesh ka konfliktuar regjisorët me institucionet. Regjisori Naun Shundi ka vendosur ta sheshojë këtë konflikt. Ai do të ngjis në Teatrin Kombëtar dramën shqipe ?Misto?.
Aktori i njohur Bujar Asqeriu pohon se drama është konceptuar si një reflektim, ku gjithsecili do të kujtojë jetën e kaluar, por edhe të tashmen, me vlerat dhe antivlerat.
Helidon Fino shprehet para premierës se regjisori Shundi ka shkruar një vepër ku personazhet pa emër shfaqen në mënyrën më origjinale dhe aktorit i jepet liri interpretimi.
Premiera e dramës Misto do të ngjitet në skenë në datat 13, 14 dhe 15 Tetor. Në këtë dramë interpretojnë aktorët Bujar Asqeriu, Helidon Fino, Adelina Muca, Erion Kame, Niada Saliasi e Genti Decka. Skenografia ka për autore Laedia Hajdari.