Dibër - Ambasadori britanik nuk komenton “Habilajt”: Sekuestroni pasuritë e krimit

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori britanik në Shqipëri nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e fundit në dosjen e drejtësisë italiane dhe ku pretendohet lidhja e politikës me krimin, por ka thënë se në vendin e tij mbetet ende i madh numri i shqiptarëve që merren me aktivitete kriminal. I pyetur nga mediat Duncan tha se sfidë mbetet sekuestrimi i aseteve të siguruara nga aktiviteti kriminal.
Ambasadori i Britanisë , i njohur për deklarata e tij të forta për situatat politike në Shqipëri, nuk ka pranuar të komentojë skandalin më të fundit ku pretendohet lidhja e politikës me trafikun e drogës. I pyetur për këtë Norman Duncan nuk ka folur për këtë skandal por nuk ka nguruar të flasë. Shqetësim i madh në Britani mbetet përfshirja e shqiptarëve në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.
Duncan: Më shumë se 600 shqiptarë janë në burg në Britaninë e Madhe, dhe shumica për trafikim droge. Situata është shqetësuese. Rreth 60% e shqiptarëve që vijnë në vëmendje të autoriteteve britanike, vijnë nga rrethe të Shqipërisë, Kukësi, Dibra dhe Shkodra, zona që përbëjnë 15% të popullsisë së vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-britanik-nuk-komenton-habilajt-sekuestroni-pasurite-e-krimit/

Share This Video


Download

  
Report form