Report TV - Spitali i Laçit pa shërbim kirurgjie, nevoja është emergjente

Report TV 2018-05-04

Views 4

Spitali i Laçit prej kohësh nuk ka shërbim të kirurgjisë. Edhe pse është në një zonë e cila është mjaft problematike pasi aksidentet janë të shpeshta në autostradën e pa përfunduar nga Tirana drejt pjesës veriore te vendit.
Është një nga spitalet i cili ka një popullsi mjaft të dendur dhe shërbimi kirurgjik është mjaft i nevojshëm, por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje për këtë problem. Këtë e pohon edhe vet drejtori i spitalit Venedik Callo i cili thotë se mjaft të aksidentuar kanë ardhur fillimisht në spitalin që ai drejton , por pamundësia për ndërhyrje kirurgjikale ka detyruar ata që rastet ti përcjellin për në Tiranë, gjë që në shumë raste kanë rezultuar fatale.

?Nyja e rëndësishme në të që ndodhet Laçi, Miloti dhe Mamurrasi, ku siç e kemi parë ku infrastruktura rrugore ka qenë në shtim e sipër ka bërë që aksidentt të jenë në shtim e sipër. Ne nuk disponojmë këtu repart kirurgjie, gjë që ka bërë fatkeqësisht që njerëz duke qënë të politraumatizuar kanë humbur jetën gjatë rrugës.

Në të cilën në një statistikë të cilën nuk do më pëlqente ta përmëndja, por ishte reale. Në vitin 2015 nga statistikat që pashë, nga 11 të sëmurë, që fatkeqësisht ishin transportuar nga këtu, ndër shumë të tjerë që ishin transportura kishte patur 11 të vdekur. Spitali i Laçit duhet të gëzoj në status tjetër. Në status tjetër, që do të thotë mundësia e krijimit të një reparti kirurgjie?-thotë ai.

Share This Video


Download

  
Report form