http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ishin vaksinuar kurrë me pare ndaj virusit te gripit. Pas komplikacioneve qe kaluan dimrin e shkuar, këta te moshuar kane vendosur te bëjnë vaksinën kundër gripit. Jane te semure kronike e thonë se s?mund te përballojnë gripin e stinës.
Fushata e vaksinimit kundër gripit ka filluar. Ne qendrat shëndetësore jane shpërndare vaksinat, te cilat janë falas per popullatën. Nder te paret qe kryen vaksinimin jane punonjësit e personelit shëndetësor.
Injeksioni duhet te kryhet para ardhjen se gripit dhe kryesisht nga grupet e riskut, te moshuarit, gratë shtatzëne dhe te sëmuret kronike. Efektet e vaksinës fillojnë 2 jave pas injeksionit.
Gripi i nje viti me pare shkaktoi ne vendin tone 16 viktima, kryesisht te moshuar dhe persona qe vuanin nga sëmundje te tjera.