Report TV - Një udhëtim në borë për të zbuluar misteret e Thethit

Report TV 2018-05-04

Views 3

Shqiptarja.com ka realizuar një udhëtim sot në Theth. Jemi në vjeshtë dhe është ende herët për reshje bore por për çudi, udhëtimit i është shtuar një suprizë tjetër përveç bukurive natyrore, flokët e borës filluan të binin e gjithçka u vesh me ngjyrën e bardhë.

Mes misterit dhe të bukurës, gazetarët e Shqiptarja.com, vazhduan të udhëtonin mes maleve të lashta qiell gërvishtëse dhe bredhave që ishin zbardhur nga bora. Ne ecëm në rrugën që dukej sikur nuk kishte fund, përmes pyjeve që ngjyrën jeshile po e zvëndësonin me të bardhën. Tashmë ka filluar të trokasi dimri.

Sa më shumë ta vizitojmë aq më shumë e dashurojmë bukurinë e Thetit.

Share This Video


Download

  
Report form