Një grua në Kuçovë kërcënon se do të hidhet nga oxhaku i TEC-it. Elina Bregaj, rreth 35-vjeç, nënë e dy fëmijëve, ka hipur në majën më të lartë të oxhakut.
Heqja nga puna si pastruese në Bashkinë e Kuçovës mësohet të jetë shkaku që ka çuar 35-vjeçaren të kërcënojë me aktin e vetëflijimit.
Ajo qëndron prej dy orësh në majën më të lartë të kullës. Ndërkohë, bashkëshorti i Elinës thotë se familja jeton në kushte të vështira ekonomike. Mësohet gjithashtu se edhe vetë ai ka tentuar t'i japë fund jetës nga i njëjti vend disa vite më parë për shkak të varfërisë.