Ora News – Gjejnë në makinë dy patenta në emër të Tahirit e mbi 800 mijë euro. Shpërthejnë replikat

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka denoncuar ne facebook drejtorin e përgjithshëm të policisë Haki Çako dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilët sipas tij kanë fshehur një ngjarje kriminale ne Elbasan.
Sipas Bashës në datën 1 tetor ehte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi me iniciale O.S sepse nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim të mjeteve lundruese në emër te Saimir Tahirit.
Ky rast, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, nuk eshte bere publik ne njoftimet që bën policia. Basha i kërkon prokurorise te hetoje e te mos shmange nga përgjegjësia autoret dhe urdhëruesit e asaj që ai e quan akt mafioz. Ora News ka siguruar foton e 2 patentave për drejtimin mjeteve lundruese me tonazh te ndryshëm, në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Ndërkohë Policia e shtetit e ka publikuar ngjarjen në faqen zyrtare në datën 2 nëntor duke njoftuar se në këtë ditë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k.
Sipas policisë, arrestimi është bërë pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin ?Land Rover? dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh. Policia ka theksuar se këtë shumë, i riu pretendonte se do t?i përdorte për likuidimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/denoncimi-i-bashes-ngjarje-e-rende-ne-elbasan-xhafaj-e-cako-e-fshehin/

Share This Video


Download

  
Report form