Kontroll falas për dhëmbët e fëmijëve në kopshte e shkolla

Channel One Albania 2018-05-08

Views 4

Mungesa e informacioneve të duhura bën që shpesh herë prindërit t?i neglizhojnë problemet e gojës te fëmijët.
Për këtë arsye, për herë të parë në kopshtet dhe shkollat e Tiranës do të ndërmerret një fushatë kontrolli falas për fëmijët e moshës 3 deri në 18 vjeç.
Kjo do të bëhet e mundur falë marrëveshjes që Bashkia e Tiranës ka nënshkruar me Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
Dekania Edit Xhajanka pohon se nëpërmjet këtij depistimi do të nxirren edhe të dhëna lidhur me përhapjen e problemeve të shëndetit oral të fëmijët.
Xhajanka: ?Diskutohet për promocionin dhe kujdesin oral te fëmijët e moshës nga 3 deri në 18 vjeç. Projekti përfshin një sërë leksionesh promovuese dhe seanca demonstruese si dhe ekzaminimet që do të bëhen në fëmijët e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të qytetit të Tiranës, duke demonstruar në mënyrë të detajuar mënyrën se si duhen larë dhëmbët, çfarë materialesh duhet të përdoren edhe për flourizimin. Ka metoda të thjeshta dhe pak të kushtueshme që janë silantet që përdoren sot?.
Për herë të parë në Tiranë është zhvilluar Kongresi i Mjekësisë Dentare, ku kanë marrë pjesë mbi 30 profesorë nga universitetet më të njohura europiane.
Në këtë Kongres, Fakulteti i Mjekësisë Denatre ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim eksperiencash me Qendrën e njohur Universitare gjermane Charite Berlin.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS