Ora News - Nis ndërtimi i impiantit për pastrimin e grykëderdhjes së Ishmit

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi inspektoi punimet për ndërtimin e impiantit të kapjes së mbetjeve dhe pastrimit të grykëderdhjes së lumit Ishëm. Inxhinerët treguan funksionimin e impiantit dhe sipas tyre impianti ka një impak pozitiv në mjedis, në një nga zonat më problematikë të vendit.
Për ministrin Klosi ky është një investim të qëndrueshëm turistik për tu shfrytëzuar nga banorër dhe vizitoët ndërkohë që kohë më parë ishte shëndërruar në një zonë për grumbullimin e mbetjeve.
Klosi: Kemi mundësi të pastrojmë grykëderdhjen. Të bëjmë investimin i cili rehabiliton situatën tragjike që ka pasur kjo grykëderdhje e më pas të mendojmë si ta mbajmë të pastër.
Klosi duke kërkuar nga banorët e zonës dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që të bashkohen në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët.
Klosi: ?Ka ndodhur një ngjarje tragjike. Dy të rinj u mbytën nga plehrat. Ne atëherë kemi bërë shuëm debate në parlament. Sot më vjen mirë që shteti reagoi dhe vuri dorë në një nga gangrenat më të mëdhaja të vendit tonë të krijuara nga vetë njerëzit.
Lumi Ishëm, ka një basen të gjerë dhe grumbullon mbetje nga Tirana, Vora, Kamza, Fushë- Kruja dhe zona të tjera të bashkisë Kurbin duke shkatuar një ndotje të madhe për zonat e banuara dhe veçanërisht për zonat turistike dhe plazhet, por gjithashtu duke ndikuar negativisht në të gjithë faunën detare.\

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-impiantit-per-pastrimin-e-grykederdhjes-se-ishmit/

Share This Video


Download

  
Report form