http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa Ministria e Brendshme ka nisur një aksion të gjerë për të shkëputur lidhjet e krimit në ekonomi, ministri i Financave Arben Ahmetaj, mohoi akuzat e opozitës se trafiku i kanabisit ka dhënë ndikim në vend.
Gjatë diskutimeve në komision lidhur me mbledhjen e të ardhurave në buxhet, debati u fokusua tek borxhet që kompanitë i kanë administratës fiskale.
Sipas Erjon Braces, në detyrimet doganore dominojnë kompanitë hidrokarbure.
Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria parashikon të mbledhë rreth 200 mln euro më shumë se në vitin aktual. Kjo shifër do të vijë si pasojë edhe e rritjes së taksave, por edhe miradministrimit.