Report TV - Arrestohen dy të rinj nga Vlora, vodhën 24 kompjutera në shkollë

Report TV 2018-05-08

Views 1

Vlorë-Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi vodhën kabinetin e informatikës të shkollës industriale ?Pavarsia? në Vlorë.

Policia i ka arrestuar në flagrancë, bëhet fjalë për 28 vjeçarin, Xhekjano Dhoraj dhe 18 vjeçarin Artur Llanaj, të dy banues në Vlorë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 kompjutera të cilat iu gjetën të dy shtetasve të fshehura në një banesë në lagjen ''10 Korriku''.

Dyshohet se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë ditës së djeshme, kanë organizuar vjedhjen pikërisht në orarin që nuk ishte askush në ambjentet e shkollës, në lagjen ''Pavarsia''. Kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ''Pavarsia'', dhe kanë vjedhur prej aty 24 kompjutera të tipit ?Laptop?.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vjedhje'', parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS