“Lëvizja për Universitetin”: Këmbanë alarmi, të ndryshojë skema e pranimit të studentëve

Channel One Albania 2018-05-08

Views 1

?Lëvizja për Universitetin? e konsideron raportin e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për pranimet në universitete të studentëve, si një këmbanë alarmi për ndryshimin e kritereve të pranimit të studentëve të rinj.

Profesor Jani Marka, pjestarë i ?Lëvizjes për Universitetin?, thotë, se KLSH faktoi atë që kjo lëvizje kishte sinjalizuar prej kohësh, që shumë studentëve i?u mohua e drejta e studimit, ndërsa shumë të tjerë u detyruan të regjistrohen në universitete private.

Jani Marka: I gjithë ky proces i regjistrimit në universitete ishte i konceptuar keq dhe u zbatua keq. Problematika kryesore është, se është cënuar meritë-preferenca në regjistrime. Ne propozojmë se kjo skemë e regjistrimit nuk është e qëndrueshme, nuk respekton meritë-preferencën ndaj duhet një skemë tjetër regjistrimi. Edhe raporti rekomandon që vetë universitetet nuk janë përfshirë mjaftueshëm, ndaj duhet të përfshihen. Duhet të jetë një proces i centralizuar, në ndonjë mënyrë tjetër, pasi ai aktuali shkakton probleme, ose të gjendet një mënyrë e decentralizuar në frymën e ligjit ku universitetet të kenë rol kryesor në të gjitha hallkat e procesit. Aktualisht, procesi kontrollohet nga Ministria e Arsimit, pra tërësisht i centralizuar.

Share This Video


Download

  
Report form