Këto janë pamjet e aksidenti të frikshëm që ndodhi para një në Vlorë. Një videon e siguruar nga një kamer sigurie tregon të gjithë dinamikën e aksidentit.
Në aksident u përfshinë katër makina, ndërsa një person u plagos rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën transballkanike.
BMW- ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy benza.
Në këtë moment në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi.
Fillimisht BMV u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur. Drejtuesi u dëmtua rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën.