Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë do të ekspozohen 105 telegramët e parë të dërguar nga qeveria e Ismail Qemalit në kuadër të festimeve për 105 vjetorin e pavarësisë.
Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi thotë se telegramet tregojnë përpjekjet e qeverisë së Vlorës për zgjerimin e influencës dhe kujdesi për tërësinë territoriale
Istref Dobi: ?Telegramet janë të shumta dhe të të gjitha llojeve. Përgjithësisht është mbrojtja e territoreve.
Afrimi i festave kombëtare ka rritur ndjeshëm fluksin e vizitorëve në Muzeun e Pavarësisë.
Istref Dobi: Muaji nëntor, përsa i përket vizitorëve është muaji i vlonjatëve. Në këtë muaj të paktën 89% të viziorëve janë nxënësit e shkollave dhe vlonjatët. Ndësrsa muajt e tjerë, duke filluar nga prilli në tetor pjesa më e madhe e viziotëve janë nga Kosova dhe Maqedonia.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/muzeu-i-pavaresise-ekspozohen-105-telegramet-e-ismail-qemalit