Gjatë ditës së sotme në prangat e policisë së Lezhës ka rënë 24-vjeçari Marsel Hysa, banues në Tiranë, i cili është kapur me 198 gr kokainë.
24-vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi 198 gr kokainë, e paketuar në 2 qese plastike.
Marsel Hysa do të përballet me akuzën për veprën penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.