Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive në ?360 Gradë? në Ora News tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të bëjë gjatë ditës së nesërme (e premte) një kallëzim penal për ata që kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës. Rama tha se është një grup i vogël që kanë dijeni për çështjen.
Ai tha se i qëndron deklaratës se nëse Saimir Tahiri shpallet fajtor nga prokuroria është një ?vemje?, ndërsa nuk preferoi të komentonte deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vjenë.
Intervista minutë pas minuti
Pjesa e parë:
Zheji: Policia nuk ka mundur të kapë tre persona që janë ish-shefa policie në Vlorë dhe opozita mendon se ju jeni bashkëpunëtorë me ta?
Rama: Shprehja kësaj radhe më duket jo fort në përputhje me aktivitetin e përditshëm të policisë së shtetit, e cila është në aktivitet të përditshëm. Gjatë këtij viti, policia ka shifrën më të lartë të zbulueshmërisë së krimeve në historikun e shifrave dhe këtë vit, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve. Për sa i përket rastit konkret, unë nuk dua të bëj replika.
Zheji: Ka edhe personazhe të tjera si Klement Balili që nuk janë kapur. Për ndryshe nuk do të ngrinit një task forcë.
Rama: Thjesht nuk mu duk në përputhje me realitetin e përditshëm të policisë. Ka edhe raste të tilla dhe nuk ekziston në asnjë shtet që të ketë kapje 100% të autorëve të kërkuar. Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur është opozita. Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët edhe veten.
Numri i personave që kanë pasur dijeni për operacionin është i kufizuar dhe është mundësia për të pasur hetim për të shkuar drejt dekonspiruesit
Zheji: Unë po them një rast. Tre funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ju thoni se po bëhet kallëzim penal. Ju akuzoni Prokurorinë se po dekonspiron ata që heton?
Rama: Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë kallëzimin për dekonspirim të procesit për të cilët ju thatë se opozita më ka akuzuar mua. Ministri i Brendshëm do të kërkojë të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për operacionin
Zheji: Do të hetohet edhe opozita?
Rama: Unë po them diçka shumë të thjeshtë. Është një rast, i cili për fat të keq del në media përpara se sa të materializohet një operacion. Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm që është dekonspiruar operacioni. Ajo që duhet të bëjë ministri i Brendshëm është të kërkojë hetim për rastet e p...