http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qyteti i Vlorës mblodhi krerët e shteteve shqiptare per te përkujtuar 105 vjetorin e shpalljes se pavarësisë.
Pjese e festimeve zyrtare ne kete përvjetor u be edhe çelja e vitit mbare kombëtar te Gjergj Kastriot Skenderbeut, i cili është nen patronazhin e presidentit te Shqipërisë Ilir Meta dhe presidentit te Kosovës Hashim Thaçi.
Kjo është logoja zyrtare qe do te shoqëroje vitin 2018 dhe nga shtëpia muze e pavarësisë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta folen ne nje gjuhe; te dy duke thirrur per ndihme poete te njohur angleze e amerikane.
Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pasi theksoi se shqiptaret janë ne pozicionin me te mire vuri ne dukje rendësine qe ka per dy shtetet shqiptare.
E ndërsa per shqiptaret nis viti i Skënderbeut, kryeministri Rama eshte kujdesur te theksoje se kjo nuk ka te beje me jehonat e se shkuarës e nacionalizuat.
Ne fund drejtuesit e shteteve shqiptare morën pjese ne inaugurimin e bashkisë se Vlorës, e cila i është nënshtruar nje rikonstruksioni te plote.