Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata e përmbytjeve problematike dhe në qarkun e Elbasanit nga shirat e rënë në 24 orët e fundit.
Për shkak të prurjeve të mëdha lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati. Në zonën e qendrës administrative Papër janë përmbytur toka bujqësore, por më problematike mbeten në këtë zonë depot e ujit të Ujësjellësit të bashkisë Cërrik.
Nga vëzhgimi, puset janë përmbytur, por në qoftë në orët në vazhdim do të ketë shi me intensitet të lartë mund të përmbyten edhe pompat e ujit.
Drejtori i Ujësjellësit Cërrik, Elvis Calja, u shpreh se jemi në një situatë emergjente përsa i përket puseve të ujit dhe pompave të Ujësjellësit, duke rrezikuar furnizimin me ujë të 12 mijë banorëve.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/lumi-shkumbin-del-nga-shtrati-ujesjellesi-cerrik-rrezikon-permbytjen