Situata në të 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit mëngjesin e kësaj të shtune paraqitet pa probleme serioze në përgjithësi. Si rezultat i reshjeve të dendura ka prurje të shumta në rrjedhën e përrenjve malorë dhe të lumit Shkumbin i cili që nga pasditja e djeshme ka krijuar situatë kritike në periferi të lagjes "Shelg" në Cërrik.
Në këtë bashki rrezikohet përmbytja e stacionit te pompave te ujit te pijshëm dhe në rast se prurjet e rrjedhës së Shkumbinit do rriten ekziston edhe rreziku i përmbytjeve te banesave te 20 familjeve në këtë lagje në bashkinë Cërrik .