Report TV - Autostrada Tiranë-Durrës e pastër dëme të mëdha në biznese

Report TV 2018-05-09

Views 1

Pas rihapjes së qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës ditën e djeshme, duket se sot qarkullimi vijon si normalisht. Por pasojat që la përmbytja e saj nga shirat e 30 nëntorit janë të mëdha tek bizneset që ndodheshin në autostradë.

Në vend që puna të vijonte normalisht dhe për ta, pronarët ndodhen nëpër bizneset e tyre me lopata në duar duke pastruar inertet e lëna nga uji. Sipas tyre kjo është hera e dytë ata përmbyten, por këtë herë pasojat kanë qenë katastrofike për ta. ?Këtu është një dëm shumë i madh. Kemi dalë sot të gjithë për të rregulluar situatën. Kemi marrë edhe kompani për pastrimin, por numk dimë si të dalim nga situata. Është hera e dytë që na ndodh, por këtë herë dëmet janë shumë të mëdha.

U munduam të shpëtonin çfarë të mundnim, por ishte e vështirë, shumë pak gjëra arrirtëm të shpëtojmë. Për momentin po heqim llucën që kemi nëpër këmbë. Këtu kemi pasur edhe një fermë me gjë të gjallë e kanë ngordhur të gjitha.

Mbi ne bie një risk shumë i madh. Për këtë shteti nuk ka vënë dorë, nuk kanë ardhur të na shohin, duam të dimë me ne çfarë do të ndodhë a do të kemi mbështetje??, thotë pronarja e një biznesi.

Share This Video


Download

  
Report form