Ky është vendi ku policia gjeti trupin e pajetë të Aleksandër Ndokës, vëllai i ish - deputetit socialist Arben Ndoka.Ai u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij, ende pa zbardhur dita.
Babai i katër fëmijëve ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës, që prej vitit 2015 dhe ishte pronar i një biznesi privat.
48 - vjeçari u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në lagjen "Nënë Tereza", nga persona ende të pa identifikuar./tvklan.al