Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish- drejtori i burgjeve Artur Zoto është tërhequr nga kërkesa për të thirrur për të dëshmuar në gjykatë ish- ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani .
Gjatë seancës së kësaj të enjte, gjykata administroi provat shkresore të prokurorisë , ku mes të tjerave ishin edhe praktika e tenderimit të 31 majit të 2016 dhe procesverbale të vëzhgimeve ambientale dhe telefonike.
Gjatë shqyrtimit të provave të prokurorisë për herë të parë u bë publik edhe fakti që gjatë kontrollit të banesës së ish nëndrejtorit të burgjeve Iljaz Labi është gjetur edhe një armë pa leje.
Labi aktualisht është nën akuzë për korrupsion dhe armëmbatje pa pa leje, por njekoheshit ka fituar edhe statusin e bashkëpunëtorit të prokurorisë në lidhje me akuzën e korrupsionit
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/artur-zoto-terhiqet-nga-kerkesa-te-deshmuar-ylli-manjani