http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të rrëfyerit e historive të errëta të atyre që vuajtën për idealet e tyre gjatë komunizmit, duket se është mënyra më e mirë për të parandaluar që të tilla ngjarje të përsëriten. Me këtë motiv, Autoriteti mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit ka prezantuar një sërë projektesh që pritet të marrin jetën në Shqipëri.
Një prej tyre është projekti artistik i Alketa Xhafës.
Vetë drejtoresha e Autoritetit theksoi se përtej angazhimit për të shndërruar në një memorial edhe kampin e Tepelenës, projektet të tjera artistike do të vijojnë për të rrëfyer histori të patreguara më parë.
Autoriteti mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit ka prezantuar edhe bashkëpunimin me Ambasadën Italiane e PNUD për Shqipërinë.