Report TV - Festat e fundvitit, deputetja Evis Kushi, dhurata për 70 fëmijët jetim të Elbasanit

Report TV 2018-05-09

Views 0

Eshtë viti i katërt që rreth 70 femijë jetimë në qytetin e Elbasanit, i gëzohen dhuratave të marra për festat e fundvitit. Vëmendja dhe kujdesi ndaj fëmijëvë që ndjejnë mungesën e një vatre familjare, e kthen fundvitin në një përiudhë të dashur për ta. Dhuratat për fëmijët janë dhënë nga deputetja e partise socialicte Evis Kushi me mbështetje të mjekës stomatologe Olesia Duka.
Deputetja Kushi u shpreh se fëmijët jetimë kanë nevojë për mbështetje që të rriten të shëndetshëm, të lumtur, dhe të bëhen qytetarë të denjë.

Ndërsa mjekja stomatologe Olesia duka e cila kishte përgatitur shumë dhurata për fëmijët jetim, u shpreh se edhe bisneset duhet ta mbështesin integrimin e tyre në shoqëri. Më pas aktiviteti vijoi me shpërndarjen e dhuratave, recitime dhe një minikoncert me mjaft emocione nga fëmijët.

Share This Video


Download

  
Report form