Presheva ka votuar për të zgjedhur krerët e komunës shqiptare në Jug të Serbisë. Në pesë qytete në Serbi zgjedhjet e parakohshme janë bërë për arsye të ndryshme.
Në Preshevë përçarja politike një herë kishte sjellë në pushtet Partinë për Veprim Demokratik bashkë me Alternativën. Pak kohë më vonë partnerët u ndanë dhe ndryshoi pushteti, më pas në krye të Preshevës pas Ardita Sinanit, u rikthye sërish Shqipërim Arifi. Tre ish kryetarët votuan dhe bënë apel për proces demokratik.
Në këto zgjedhje kanë garuar 6 subjekte shqiptare dhe Lista e Bashkuar Serbe. Shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë edhe parti në qytetet të tjera. Në Preshevë janë 38 mijë votues.