Sistemi shëndetësor do të jetë në gatishmëri të plotë përgjatë ditëve të ndërrimit të viteve. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë marrë masat për të shtuar staf mjekësor, por edhe furnizimi me medikamente për t?i paraprirë çdo të papriture apo emergjence mjekësore, ndërsa festohet.
?Të gjitha masat janë marrë në lidhje me urgjencat që mund të ndodhin përsa i përket shërbimin 24 orë nëpër spitale. Gjithashtu dhe qendrat shëndetësorë janë funksionale sipas orareve të tyre të funksionit. Nëpër spitale janë marrë masat për të mos munguar ilaçet, materialet bazë mjekësorë si dhe stafi dhe mjekët janë në gjendje gatishmërie?.
Në kuadër të festave Manastirliu vizitoi pavionin e onkohematologjisë për fëmijë, ku krahas shfaqjes së cirkut u shpërndanë edhe dhurata për fëmijët.
Edhe këtë vit, për ata që janë të detyruar të kalojnë festat në spital, krahas shërbimit mjekësor do të ketë një menu festive të hartuar nga dietologu në baze të sëmundjes.