Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ura në Delvinë e Dropull të dëmtuara gjatë përmbytjeve janë ndërtuar nga Forcat e Armatosura.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 6 mijë banorë në 10 fshatra komunikojnë tani lehtësisht me pjesën tjetër të vendit.
Ministrja Xhaçka inspekton dy urat në Vanë dhe Përroin e Rrapishteve
Në Dropull Xhaçka shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro.
Xhaçka: Faza post emergjencë është po kaq e rëndësishme sa edhe reagimi në orët e para të emergjencave, ku Forcat e Armatosura angazhuan rreth 3 mijë efektivë. Djemtë tanë vazhdojnë të jenë në terren prej 4 javësh me ndërtimin e urave si ajo e Darëzezë pak ditë më parë apo si këto në Delvinë e Dropull sot, të cilat çojnë në 10 numrin e urave që kemi ndërtuar që prej shtatorit të këtij viti. Do të jemi pranë të gjithëve në kohët më të vështira. Edhe kur të tjerët festojnë, FA do të jenë në krye të detyrës siç janë në krye të detyrës në çdo moment me atdhedashuri edhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës. Për ne nuk është e rëndësishme nëse dikush banon në autostradën Tiranë- Durrës, banon në Vlorë, në Dropull, apo në zona të largëta dhe të izoluara. Ne do të jemi pranë tyre përherë, për të kapërcyer bashkë vështirësitë e duke ua bërë jetën më të lehtë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ushtria-nderton-dy-ura-ne-delvine-e-dropull