Agjentë të Shërbimit Informative Shtetëror, forcat RENEA, oficerë policie dhe pjesëtarë të shërbimit zjarrfikës do të jenë në terren për të monitoruar sigurinë dhe rendin gjatë festës për ndërrimin e viteve. Report Tv ka mësuar se janë angazhuar 4 mijë efektiv, ndërsa për herë të parë një pjesë e shesheve në qytetet kryesore do të monitorohen nga ajri me dron dhe efektivë civilë për të parandaluar çdo ngjarje kriminale.
Drejtuesit e policisë pak para festës i bëjnë apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë. Në një dalje për media, Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishi, paralajmëroi masa të rrepta për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë festave.