Biblioteka Kombetare ne prag te evakuimit

RTV KLAN 2018-05-10

Views 2

Shtëpia më e madhe e librit në Shqipëri, Biblioteka Kombëtare, nga 2018 e në vazhdim do të hyjë në një proces delikat të transformimit të saj. Fillimi i rikonstruksionit, ku është prezantuar edhe një projekt-ide, do të prihet nga një fazë e gjatë teknike evakuuese. Hapi i parë është ndërmarrë.

Hapësira ku do të vendoset përkohësisht i gjithë fondi i Bibliotekës Kombëtare do të jetë Batalioni i Mbështetjes, ish-Reparti Ushtarak, te ?Rrapi i Treshit?. Në një intervistë për Televizionin Klan, drejtorja Persida Asllani, thotë se puna ka nisur.

Për shkak të specifikave që mbart zhvendosja, ajo do të jetë e ngadalshme dhe mund të ndikojë edhe në funksionimin e Bibliotekës Kombëtare.

Për të ruajtur ekuilibrat me kërkesat e publikut dhe kërkuesin shkencor për Persida Asllanin, ndërtimi i Bibliotekës së Tiranës është një nevojë që nuk pret.

Vendimi i marrë pas rënies së zjarrit për të hequr shërbimin e huazimit të librave do të mbetet në fuqi.

Paralelisht me planin e zhvendosjes, digjitalizimi i gjithë fondit kushtuar figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, me librat më hershëm që nga ai i Papa Piu II do të jetë një nga kontributet për vitin kushtuar heroit tonë kombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form