Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia greke arrin të kapë njërin prej shqiptarëve që u arratisën nga qelia ku vuanin dënimin duke u gdhirë e enjtja. Gazetari jonë në Greqi, Robert Goro, informon se 35 vjeçari u arrestua në vendin e quajtur Menidi, në veriperëndim të Athinës. Për momentin ai po mbahet në rajonin e policisë së Menidit.
Operacioni i njësive të policisë greke në Athinë, i cili ka nisur prej orëve të para të së enjtes (4 janar 2018), vijon ende për gjetjen dhe kapjen e dy shtetasve të tjerë shqiptarë.
Të tre ata u arratisën në mënyrë spektakolare gjatë natës, nga qelia e izolimit e gjykatës së Athinës dhe u zhdukën në drejtim të paditur.
Bashkë me ta u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i dënuar për vrasje, i cili nuk arriti të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.
Sipas të dhënave më të fundit, të arratisurit kishin me vete një limë, me të cilën ata prenë hekurat e qelisë, që ndodhej në katin e dytë. Pastaj ata zbritën, duke përdorur çarçafët që ndeheshin në shtretërit e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapet-nje-nga-tre-shqiptaret-qe-u-arratisen-nga-burgu-ne-greqi