Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë testimi i infermierëve, ashtu sikur është bërë edhe me mësuesit në mandatin e parë.
?Do të lancojmë portalin e infermierëve për Shqipërinë. Nuk do të ketë më infermier që i emëron partia dhe që ngatërrojnë gjilpërën me gozhdën.
Në bazë të pikëve do të rekrutohen dhe kush ka nevojë për infermierë i drejtohet portalit dhe jo partisë dhe fisit. Do të marrë fund historia e flakjes në rrugë të infermierëve? tha Rama.
Përsa i përket reformës në arsim, Rama tha se 2200 mësues do të largohen për shkak të rezultateve të dobëta.