Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një intervistë për emisionin Tonight Ilva Tare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i bëri thirrje opozitës të mos dëmtojë vendin duke penguar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Bushati tha se nuk ka asnjë kusht shtesë për negociatat përveç 5 prioriteteve. Për sa i përket negociatës me palën greke, Bushati përmblodhi të gjitha çështjet që po negociohen, ndërsa për votën e Shqipërisë në OKB, tha qëndrimi që do të mbante Shqipëria ishte konsultuar me parë edhe me Presidnetin e Republikës përgjatë punimeve të Konferencës Islamike.
I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati theksoi se kjo periudhë është shumë e rëndësishme për integrimin e vendit dhe partitë politike duhet të qëndrojnë në lartësinë e kërkuar. Bushati listoi 3 kërkesa për opozitën, për të ndihmuar vendin për të hapur negociatat.
Bushati: Nuk mund sot të bëhemi pishman dhe të nxjerrim lloj-lloj argumentesh për të mos u ulur në tavolinë dhe për të mos e zbatuar reformën në drejtësi. Së dyti, në rast se opozita qëndroi 3 muaj në çadër për të kërkuar garanci shtesë për procesin e administrimit zgjedhor, Kuvendi i Shqipërisë në 100 ditët e tij të para, ka krijuar komisionin bipartizan për reformën zgjedhore. Së treti, i kërkojmë opozitës që të mos hedhë baltë për Shqipërinë.
Përveç 5 prioriteteve, Ministri Bushati garantoi se nuk ka asnjë kusht tjetër shtesë për Shqipërinë për të hapur negociatat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bushati-qendrimi-jeruzalemin-ishte-konsultuar-me-pare-edhe-me-presidentin