DURRES - Seanca e nëntë gjyqësore për çështje ?Veliera? është shtyrë sërish, këtë herë me një motivacionin të ri.
Gjykata kërkoi informacion mbi seriozitetin e shoqatës ?Menv group? të Shoqërisë Civile që është edhe pala mbrojtëse dhe çfarë statusi ka. Sot pritej të merrej vendimi final për fatin e investimit 6 mln euro të Bashkisë Durrës, por Gjykata këtë herë gjeti një kleçkë për shtyrjen e seancës.
Trupi gjykues me ralator me Ergys Gashit, tronditën palën paditëse pasi kërkoi një vërtetim gjykate për ekzistencën e shoqatës. Avokatja Mirela Jorgo u shfaq tepër e revoltuar pas daljes nga Gjykata duke u shpreh se po kapet drejtësia.