Ora News - Erozioni rrezikon Kune Vainin, deti ka “marrë” mbi 300 ha tokë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Erozioni është kthyer në një kërcënim serioz për Kune Vainin. Vetëm në dekadat e fundit deri ka marrë mbi 300 hektarë tokë në të gjithë zonën, duke përparuar frikshëm

Për ekspertët situata është alarmante dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme pasi deti përparon deri në dy metra çdo vit

Jak Gjini: ?Nga 2 metra avancon çdo vit në drejtim të territorit, natyrisht në zonën e ulët që përfshin komplet bregdetin e Kune Vainit deri në Patok. Janë 300 hektarë që janë zhdukur pa u ndjerë vit pas viti.?

Pak ditë më parë ministri i Mjedisit Blendi Klosi prezantoi strategjinë e pyllëzimit të zonës për të ti bërë ballë fenomenit, që për ekspertët është një ndër masat.

Jak Gjini: "Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse ndërtimit të dallgëkthyeseve brenda në det, jo në bregun e detit."

Për të zgjedhurit vendorë, kërkohet ndërhyrja e qeverisë

Tonin Uldedaj: ?I bëj thirrje qeverisë shqiptare të hedhin sytë menjëherë pasi rrezikojmë përfundimisht ta humbasim këtë bregdet.?

E konsideruar si një prej perlave të natyres në bregdetin e Adriatikut, Laguna e Kune Vainit është një zonë e mbrojtur e por që ndër vite ka pësuar dëmtime të shumta

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/erozioni-rrezikon-kune-vainin-deti-ka-marre-mbi-300-ha-toke

Share This Video


Download

  
Report form