Rudina/ Rezarta Reci tregon historine e dashurise (15.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 13

?Arratia e peshkut të kuq? është një nga emisionet që identifikon perazntuesen Rezarta Reçi.
Ajo ishte e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku foli për familjen dhe profesionin. Reçi tregoi historinë e dashurisë teksa tha se është e martuar për më shumë se 30 vite tashmë është bërë edhe gjyshe.
?Jam martuar më 1986, jemi njohur më 1982. Miri është ekonomist, por nëse ai s?do t?më kishte mbëshetetur sdo isha kjo që jam sot. Ai është nga Tirana, është i tërhequr nga jeta publike, nuk i pëlqejnë fotot. Ne jemi njohur në Krujë në një ekskursion. Kemi qëndruar një vit si shokë, por shokë të vërtetë, kemi shkuar në teatër, kinema, opera dhe lexonim bashkë. Kemi shkuar të dy tek prindërit e mi me tren. Tani kur e mendoj them sa të hapur paskan qenë prindërit e mi. Më pas në jetën tonë erdhi një vajzë, por nuk e kemi shijuar shumë. Ajo qëndronte më shumë me gjyshërit dhe ne ishim elektronë të lirë. Disa kohë më parë vajza më ka dhënë një status shumë të bukur, të qenit gjyshe, ne kemi një mbesë, Katalean?, tha Reçi.

Share This Video


Download

  
Report form