http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita kërkon largimin e prokurores se përgjithshme Arta Marku si zgjidhje per rikthimin e kushtetutshmërisë dhe normalitetit ne skenën politike shqiptare.
Partia Demokratike dhe LSI kane mbledhur firmat per te mbështetur dy ndryshime ligjore; ne kushtetute dhe ne ligjin per prokurorinë te cilat ndërtojnë procesin per largimin e Arta Markut duke parashikuar përfundimin e mandatit nje dite pasi kushtetuta hyn ne fuqi.
Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm sipas procedurës së parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm.
Ndryshimet ligjore te opozitës skicojnë nje kryeprokuror qe duhet te kaloje vetingun, qe zgjidhet me konsensus e ne rast te mungesës se kompromisit eshte parashikuar edhe nje mekanizëm zhbllokues i njëjte me ate qe kushtetuta parashikon per prokurorin e përgjithshëm te përhershëm.
Kandidatët duhet të përmbushin kushtet dhe kriteret si dhe duhet të kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ligjit, me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Po pse ditën e pare te punes se parlamentit opozita kërkon ndryshime kushtetuese per te larguar Arta Markun?
Sipas Partisë Demokratike zgjedhja e Arta Markut ne krye te organit te akuzës është antikushtetuese, dhe kryeministri Edi Rama duke kapur kryeprokurorin jo vetëm kontrollon dosjet e personave te lidhur me pushtetin, por edhe ka vendosur kontrollin e tij mbi krijimin e organeve te reja te drejtësisë. Shqetësimi i PD prek edhe Këshillin e Larte te Prokurorisë qe pritet te ngrihet se shpejti. Ne këndvështrimin e opozitës prokuroret qe do te votojnë 6 anëtaret e KLP jane vendosur ne nje klime presioni nga Prokurorja e Përgjithshme por edhe me vetting nga strukturat e kontrolluara nga Qeveria (DSIK apo ILDKPKI).