Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kalimtare është përplasur nga një urban. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në qendër të Tiranës pranë Bankës së Shqipërisë.
Sipas informacioneve të para gruaja rreth 50 vjeçe ka qenë duke kaluar rrugën kur u përplas nga urbani i Kombinatit.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca.
E plagosura u dërgua në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-urbani-perplas-kalimtarin