Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Naftëtarët kërcënojnë me skenarin e grecëv së minatorëve të vitit 1992, ndërsa protestojnë për rinisjen e punës në Uzinat e Armos dhe pagën e prapambetur të muajit dhjetor. Një ditë pasi refuzuan ofertën për pagesë papunësie, punonjësit e uzinave të ARMO-s ata përshkallëzuan qëndrimet në kërkim të zgjidhjes së problemeve që kanë ngritur prej kohësh
Naftëtarët zbritën të revoltuar në rrugët e Fierit, në një marshim ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe që shkaktoi kaos e trafik në qytet.
Me thirrjen ?Duam punë!?, dhe kërkesa të panegociueshme sipas tyre nisja e punës në uzina dhe pagën e dhjetorit, lanë afat deri të hënën për përgjigje, ose në rast të kundër paralajmëruan se do të nisen sërish drejt Tiranës.
Protestuesi:"Merre seriozisht punën e naftëtarëve, sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992. Mos u tall më me ne. Vërtet zgjidhja do të vijë përmes politikës por kurrë s'do bëhemi pjesë e saj"
Kryeministrit Edi Rama i kërkuan që t'i marrë seriozisht kërkesat, ndërsa theksuan se nuk do të behën pale me asnjë forcë politike, një përgjigje kjo që siç duket shkoi për Partinë Demokratike që i thirri ti bashkohen në protestën e 27 Janarit në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duam-pune-naftetaret-bllokojne-rrugen-perpara-prefektures