Basha: Qeveria me dy standarte - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu demokrat Lulzim Basha ftoi shqiptaret qe ne 27 janar t?i bashkohen protestës se opozitës per ti dhene fund qeverisjes se Edi Rames. Nga Korça, kryetari i opozitës deklaroi se qeveria po punon me dy standarte, nga nje ane favorizon klientët dhe bandat dhe nga ana tjetër rendon me taksa qytetaret



?Zero taksa për hotelet e reja me pesë yje që do të ndërtohen si lavatriçe të parave të pista. Këta nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet, ndërsa një hotel me pesë dhoma në Korçë, do të fillojë të paguajë 20% TVSH. 20% më shtrenjtë, nga buka, tek veza, tek vaji, gjithçka që blihet në dyqane. Gjithçka që blihet në dyqane, që deri më sot nuk e paguanin këtë TVSH, këtë marrëzi të fundit, tani duhet të paguajnë edhe 20 përqindëshin.?



Ne takimin me banore te Korçës, Basha deklaroi se prioriteti me i madh i Edi Rames është te vere nen kontroll drejtësinë per te garantuar paprekshmërinë e çdokujt me te cilët mban pushtetin.



?Ne sot kemi një prokuror të emëruar pa vetting. Përse? Për t?i kthyer pasaportën Sajmir Tahirit, për të prishur gjyqin e Emiljano Shullazit, për të bërë të pakapshëm Klement Balilin, i cili bredh nën hundën e policisë, nga mesi i Tiranës ne lokalet e Sarandës.?



Nga juglindja, kryetari demokrat u shpreh se protesta e 27 janarit synon ti japë fund eksodit te shqiptareve, te cilët nuk shohin te ardhme ne vendin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form