Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku thirret nga dy komisione parlamentare për të raportuar mbi punën një vjeçare të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla. Report TV siguron dokumentin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci i cili thërret për raportim 27 institucione.
Plot 20 institucione të pavarura dhe 7 të krijuar me ligj do të raportojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë deri në mars, për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017. Pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve, Gramoz Ruci ka hartuar kalendarin sipas të cilit do të thërrasë në Komisione për raportim institucionet.
Sipas këtij kalendari të siguruar nga Report TV, tek Komisioni i Ligjeve do të raportojë mbi kriminalitetin në vend, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e cila do të duhet të evidentojë punën e paraardhësit të saj, Adriatik Llalla. Marku do të raportojë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.